11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi

11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi

Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, vijon betejën për drejtësi edhe pas 11 vitesh nga humbja e saj tragjike, vetëm dy javë pas lindjes së djalit të tyre. Në një seancë të fundit gjyqësore, nëna e Dorianës, Hamide Haka, shpërtheu në lot para trupit gjykues. “Kanë kaluar 11 vite dhe ende presim drejtësi. Në seancë pati ballafaqim mes ekspertëve dhe zgjati shumë. Nuk durova më dhe fola me revoltë. Jam një nënë që kam humbur vajzën, shpresoj që gjyqtarët ta dëgjojnë zemrën time. Dori im do drejtësi. Fëmija i saj rritet pa nënë. Dua vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, tha ajo. Babai i Dorianës, Enver Haka, thotë se vonesat janë të pajustifikuara. Ai thotë se ndonëse kanë kaluar tre vite...