Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj
Nga 57 mjekë të qendrave shëndetësore të fshatrave të bashkisë Korçë, Maliq e Pustecit, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. Kjo pasi mjekët e rinj nuk pranojnë të shkojnë të punojnë në zonat rurale. Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, i cili shprehet se shteti detyrohet të zgjate kontratën me mjekët pensionistë pasi të rinjtë nuk pranojnë të punojnë në zonat rurale “Nga 57 mjekë që janë aktiv e punojnë në qendrat shëndetësore, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. E para është mungesa e mjekëve të rinj në zonat rurale, preferojnë zonat urbane apo kryeqytetin. Një pjesë e tyre vijojnë specializimet, e kjo krijon vakume në mbulimin e kujdesit shëndetësor. Në dukje është negative por për...