Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh
Pas disa deklaratës publike të Shqipe Hysenajt, e cila e akuzoi këngëtaren e njohur shqiptare Parashqevi Simaku se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga artistja. Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Simaku ka vendosur të thyejë heshtjen pas, siç thotë ajo, 10 muajsh sulmesh të vazhdueshme dhe shpifjesh të pavërteta. Ajo përmend përvojat e saj që nga vitet ’80, kur, sipas saj, është përballur me zili, mllef dhe përgojime, por kurrë nuk ka lejuar që të ndalet. “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të...