“Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

“Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare. Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë. Edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht. Presidenti Trump ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë. Ironikisht, plani i propozuar nga Trump ngjan shumë...