Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur
Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut. Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës. Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor. Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel. Shkrimi i plotë: Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor. Leonard Farruku u gjet...