Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
15-vjeçari nga Gjirokastra humb kontaktet me familjen, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës…
Një familje nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmë pasi prej 7 orësh kanë humbur kontaktet me djalin e tyre 15 vjeçar. Ata kërkojnë ndihmë nga çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit. I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor. Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë...