Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lefter Maliqi zbulon takimin e fshehtë Veliaj-Dako në burg
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:46 Ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi tregon se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Sipas tij shkarkimi i Veliajt është një lojë politike, në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson edhe se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë, pasi nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij. ”Haberi ka qenë; prano shkarkimin se nesër do dalësh nga burgu, por duke ditur pabesinë, pavarësisht se nuk flet. E çoi për t’i mbushur mendjen, i mati dhe tensionin. Kishte luhatje të tensionit”, tha Maliqi në A2 CNN.