Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet
Bota E Martë, 30 Shtator 2025 21:54 Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare. Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht. Presidenti ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë. Ironikisht plani i...