No Image Available

Thellohet tragjedia në Itali/ Jo vetëm gruan, 58-vjeçari vret edhe një nga dy fëmijët e tij me të cilët u arratis, bie në pranga pas orësh kërkim

Pasi goditi gruan disa herë me gur në kokë dhe u arratis me dy fëmijët, autori 58-vjecarë akuzohet edhe për vrasjen e djalit të mitur, i cili humbi jetën pak pas së ëmës. Salvatore Ocone, një punëtor 58-vjeçar, dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Elisa Polcino, duke e goditur disa herë me gur në kokë dhe fytyrë. Gruaja 49-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori është arratisur së bashku me dy fëmijët e mitur të çiftit. Dyshohet se edhe djali 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza 16-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para nga hetimet, Ocone ka përdorur një gur dhe një shishe qelqi për të sulmuar fëmijët gjatë arratisjes,...