Studiuesi dhe aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka ka denoncuar një skandal të vërtetë të qeverisë ‘Rama 3’.Në një postim në facebook Muka shkruan se gjatë kohës kur ishte ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka falsifikuar një email dhe ka krijuar një komision me motive politike për të mos njohur titujt akademikë të tij.
Muka shton se Komisioneri për Diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast për të mos i njohur titujt e tij nga një Universitet Gjerman
“Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin. Kjo nxorri zbuluar grupin e strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane” shkruan ai.
Postimi i Plote
“Ogerta Plagjiatura falsifikoi email-in, krijoi një komision politik me persona pa tituj akademikë dhe në kundërshtim me ligjin për të mos njohur titujt e mi. Komisioneri për diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast në një universitet gjerman për të mos njohur titujt e mi. Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin.
Faleminderit që e çuat çështjen deri në këtë pikë, sepse kështu u bë e mundur të nxirrej në pah grupi i strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane:). Keni 35 vite që tentoni të shkaterroni jetën e shkencëtarëve shqiptarë, por koha për drejtësi ka ardhur!” shkruan Muka.
Në nëntor 2018 Rama, emëroi Taulant Mukën si zëvendës ministër Arsimi, pasi denoncoi për plagjiaturë ish-zëvendësministrin e atëhershëm të Arsimit, Ervin Demo, i cili pas verifikimit dhe u konstatua se ishte e vërtetë Demo, dha dorëheqjen.
Por Muka qëndroi vetëm 2 javë në këtë post pasi dha dorëheqjen ‘për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë”. Ndërkohë kujtojmë sot se në qeverinë ‘Rama 4’, Ervin Demo – i cili në 2018 u kap me plagjiaturë duke publikuar në revista ndërkombëtare artikuj të kopjuar – u emërua ministër i Pushtetit Vendor, ndërsa Ogerta Manastirliu është kandidatura e Ramës për kryetar bashkie të Tiranës pas shkarkimit të Erion Velisë.
Në 2025 Taulant Muka ka akuzuar edhe Presidentin, Bajram Begaj se ka bërë plagjiaturë në një artikull shkencor mbi menaxhimin e çrregullimeve gastrointestinale të botuar në vitin 2014.
