Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nis mega-procesi ‘Sky ECC’/ Bosi shqiptar del para gjyqit me gruan dhe motrën: Nuk kam bërë operacion plastik dhe nuk kam lënduar njeri
Këtë të hënë ka nisur mega-gjyqi “Sky ECC” në Namur të Belgjikës. Plot 58 persona po ndiqen penalisht për kultivim dhe shitje të kanabisit, pastrim parash, mbajtje armësh dhe për anëtarësim në një organizatë kriminale. Fillimisht janë dëgjuar udhëheqësi i dyshuar, krahu i tij i djathtë, shpërndarësit dhe punëtorët Nga Loic Martin, SUD INFO Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” nisi këtë të hënë në pallatin e drejtësisë në Namur. Ai mban këtë emër sepse 58 të pandehurit e kësaj çështjeje janë të lidhur me sistemin e mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili për shumë vite u ka mundësuar kriminelëve të kryejnë aktivitetet e tyre të paligjshme duke i shpëtuar hetimeve të policisë. Akuzat e ngritura kundër këtyre 58 personave janë të ndryshme: kultivim dhe...