Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet se vendosi eksploziv në tubacionet e gazit Nord Stream, Gjermania kërkon ekstradimin e shtetasit ukrainas
Gjermania ka kërkuar ekstradimin e një shtetasi ukrainas, i arrestuar në Poloni, me akuzën se ishte pjesë e grupit që vendosi eksplozivë në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik në shtator 2022. I identifikuar si Volodymyr Z, ai përshkruhet si zhytës profesionist, i cili dyshohet se mori pjesë në sabotimin e tubacioneve pranë ishullit Bornholm. Sipas autoriteteve gjermane, grupi përdori një jaht të marrë me qira përmes dokumenteve të falsifikuara, i nisur nga porti gjerman i Rostockut. Shpërthimet dëmtuan tre nga katër linjat kryesore të gazit që lidhin Rusinë me Evropën, duke thelluar krizën energjetike dhe tensionet gjeopolitike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Avokati i të ndaluarit, Tymoteusz Paprocki, tha se do të mbrojë klientin me argumentin se asnjë ukrainas nuk...