Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ultimatumi i Trump për paqen në Gaza, Hamas i përgjigjet Presidentit amerikan: Po injoron popullin palestinez
Donald Trump ka hartuar një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe ka caktuar një afat prej “tre deri në katër ditësh” për Hamasin që të përgjigjet. “Do të jetë një fund shumë i trishtueshëm” nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, u tha ai gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të martën. Hamasi ende nuk i është përgjigjur planit të Trump, por ministria e jashtme e Katarit thotë se grupi po e studion atë “me përgjegjësi”. Plani me 20 pika, i njoftuar gjatë vizitës së kryeministrit izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përfshin një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe lirimin e të gjithë pengjeve brenda 72 orëve. Gjithashtu detajon se Hamasi nuk do të ketë asnjë rol qeverisës në Gaza....