Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?
Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine. Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë. Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që...