Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
9 vite në arrati, kapet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 19:20 Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar nga Interpoli. 62-vjeçari Genti Krasniqi, është arrestuar në qytetin Tunja të Kolumbisë ndërsa përpiqej të rinovonte pasaportën për t’u larguar nga vendi. Ai ka qenë në arrati për 9 vite, që nga shpallja në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2016. Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos në Itali zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana. Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga Italia dhe u bë i arratisur. Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi një njoftim...