Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

Një shtetase kineze është shpallur fajtore në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha të regjistruara ndonjëherë. Sipas Policisë Metropolitane, Qian udhëhoqi midis viteve 2014 dhe 2017 një mashtrim masiv në Kinë, duke mashtruar më shumë se 128 mijë persona dhe duke fshehur të ardhurat e paligjshme në kriptovalutë. Pas arratisjes nga Kina me dokumente të falsifikuara, Qian hyri në Mbretërinë e Bashkuar ku nisi përpjekjet për të pastruar paratë përmes investimeve në prona luksoze dhe aktivitete të tjera financiare. Hetimi i nisur nga një informacion për transferim të paligjshëm të aseteve u kthye në një operacion kompleks që përfshiu bashkëpunim ndërkombëtar dhe hetim të rrjetit global të pastrimit të parave. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse paratë do...