Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik
Shekulli XXI me zhvillimet e tij të shpejta teknologjike sjell sfida të mëdha për njeriun dhe shoqërinë, por Kisha Ortodokse nuk i frikësohet teknologjisë, në se çdo gjë duhet të përdoret me masë dhe urtësi. Këtë ka theksuar mes të tjerash, i pyetur nga Top Channel, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Johani, në kuadër të një konferecne ndërkombëtare në Selanik, që trajtonte marrëdhënien mes Kishës dhe teknologjisë. Në fjalën e tij, para dhjetëra të ftuarve kryepeshkopi theksoi se teknologjia nuk është thjesht një mjet neutral, por një forcë e fuqishme që mund të çojë drejt varësive, lodhjes digjitale dhe humbjes së ekuilibrit shpirtëror, veçanërisht tek të rinjtë. Përballë këtij realiteti, ai tha se tradita ortodokse ofron mjete të shëndetshme si lutja, vetëdisiplina dhe komuniteti liturgjik, që...