Ambasadori i përfshirë në skandal prezanton librin – Tirana nuk pranon ta mbështesë

Traiskirchen, 23 shtator. Një paraqitje që u shndërrua në fiasko: ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, prezantoi librin e tij “Kreuzweg” në qendrën e refugjatëve në Traiskirchen, po i njëjti vend ku kish qëndruar dikur si azilkërkues. Por në vend të mbështetjes nga Tirana, u përball me heshtje të akullt. As kryeministri Edi Rama, as ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe as ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, për të cilët ishte njoftuar se do të merrnin pjesë, nuk erdhën. Ishte evidente që donin të shmangnin me çdo kusht çdo fotografi të përbashkët me “ambasadorin e skandaleve”.
Libër i ri – akuza të reja për plagjiaturë.Me të dalë në treg, “Kreuzweg” u vu nën dyshim: kritikët e shohin si një mashtrim të ngjashëm me tezën e tij të masterit, që është rrëzuar plotësisht nga eksperti i njohur i plagjiaturave, dr. Weber.

Lexo dhe: Skandali i ambasadorit Fate Velaj vendos Elisa Spiropalin nën presion/ 3 ministra, 2 shtete, 1 problem

Opozita: “Karrigia e tij po lëkundet”Opozita e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha mendon se Rama, pas ndryshimeve në qeveri, mund të caktojë një ambasador të ri. Velaj ka “krijuar shumë skandale në një kohë shumë të shkurtër.”

Lista e akuzave është e gjatë:
diplomë e blerë në Universitetin Kristal,
plagjiaturë e tezës së masterit në Austri,
mbrojtja e kunatës së akuzuar penalisht në ambasadën e Vjenës,
përfitim ndihme sociale në Austri ndonëse në parlamentin shqiptar ka deklaruar pasuri prej 1.7 milionë euro.

Lexo dhe: Thellohet skandali/ Media austriake: Ambasadori i Ramës fshehu në ambasadë kunatën e tij që kërkohet nga SPAK për dosjen Toyota Yaris

Hetim nga SPAK-u?
Sipas mediave, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shqyrton nëse duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
Prezantimi i librit të Velajt ishte menduar të ishte një deklaratë personale, por në vend të kësaj u shndërrua në një simbol të besueshmërisë së tij të komprometuar – dhe ndoshta fillimi i fundit të karrierës së tij diplomatike. / Exxtra24 – Syri.net