Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar
Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre. Sipas vendimit të ndërmarrë mbi 721 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi 2.5% si në zonat urbane dhe ato rurale. I bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit për shportën e mallrave, pensionistët si çdo vit do të kompensohen për shtrenjtimin e çmimeve të një viti më parë. Mbi 630 mijë në zonat urbane dhe 91 mijë në zonat rurale Konkretisht një pensionistë që jeton në zonat rurale dhe ka një pension mesatar prej 19.609 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë në masën mujore duke filluar nga 1 tetori 490 lekë. Ndërsa një pensionistë në zonat rurale me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një...