Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit
Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut. Lajmi është konfirmuar nga vetë prezenca e OSBE në Tiranë përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook. Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e...