Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shumëkush e mendoi një shi vere, por është Rilindje Urbane 2.0

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shumëkush e mendoi një shi vere, por është Rilindje Urbane 2.0

Në videon ku shihet aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e dha një mesazh. Kreu i qeverisë shkruan se për të gjithë ata që menduan se në fakt ky aksion do të ishte një shi vere, në fakt është një operacion për ti hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0. “Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan Rama.