Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mishi i përpunuar si sallamrat, proshutat dhe virshtet është klasifikuar si kancerogjen i grupit 1, duke u renditur mes faktorëve më të rrezikshëm për shëndetin, në të njëjtin nivel me duhanin dhe alkoolin. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tyre rrit ndjeshëm gjasat për kancer të zorrës së trashë dhe sëmundje të tjera kronike. Ekspertët paralajmërojnë se edhe sasi të vogla, të konsumuara shpesh, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin afatgjatë. Mjekët këshillojnë që mishrat e përpunuar të shmangen sa më shumë, duke i zëvendësuar me burime më të shëndetshme proteinash si peshku, mishi i bardhë dhe produktet bimore.