Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku: “Ekonomia mbahet në këmbë vetëm nga shteti, buxheti në shërbim të pakicës”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, e cila sipas saj mbahet në këmbë vetëm nga shteti dhe jo nga prodhimi real apo rritja e konsumit qytetar. “Gjysma e rritjes ekonomike sot vjen nga pagat e administratës publike, një administratë që është tashmë përtej çdo limiti dhe kapaciteti. Ndërsa konsumi është rritur me 12.5% vetëm falë shpenzimeve të qeverisë, jo për shkak të fuqisë blerëse të qytetarëve,” u shpreh Tabaku. Ajo paralajmëroi se modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria po e kthen Shqipërinë pas në kohë, duke e krahasuar me vitet ’80, kur ekonomia ishte e komanduar dhe jo e lirë. Sipas Tabakut, tre sektorët kryesorë – bujqësia, energjia dhe industria – janë në rënie, duke sjellë...