Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 15:04 Qytetarët e Elbasanit po përdorin gjithnjë e më shumë zyrat e reja të e-Shërbimeve, të cilat ofrojnë lëshim certifikatash, aplikime për akte gjendjeje civile, pasaporta, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE dhe Tatim-Taksat, si dhe ndihmë për përdorimin e portalit e-Albania. Vetëm javën e fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer 30 aplikime pranë ASHK, 35 pranë ISSH, 10 për pasaportë, 50 certifikata dhe shërbime të tjera. Përveç lehtësimit të procedurave, qytetarët përfitojnë kursime mesatare prej 2,000 lekësh, që përfluksin ditor prej 150–170 personash arrijnë deri në 340,000 lekë. Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes e-Albania në zyrat e e-Shërbimeve, duke kursyer mbi 11,500 ditë pune, 4.7 milion km rrugë dhe 331 mijë litra...