Hedhja në erë e gazsjellësit ‘Nord Stream’ më 2022, arrestohet në Poloni ukrainasi i dyshuar

Hedhja në erë e gazsjellësit ‘Nord Stream’ më 2022, arrestohet në Poloni ukrainasi i dyshuar

Arrestohet në Poloni një ukrainas i kërkuar si i dyshuar për shpërthimet në gazsjellësin “Nord Stream”, që ndodhi në vitin 2022 dhe shkaktoi dëmtime të mëdha të rrjetit të furnizimit dhe u cilësua një akt i pastër sabotimi. Një avokat që përfaqëson Volodymyr Z., i cili kërkohet në Gjermani nën dyshimin për përfshirje në shpërthimet e tubacionit të gazit Nord Stream, konfirmoi për “Reuters” të hënën se klienti i tij po mbahej në Poloni. Stacioni privat radiofonik polak RMF FM raportoi se burri kërkohej me një urdhër arresti evropian, të lëshuar nga një gjykatë gjermane. Shpërthimet e vitit 2022, të cilat si Moska ashtu edhe Perëndimi i kanë quajtur një akt sabotimi, dëmtuan rëndë furnizimet ruse me gaz në Evropë, duke shkaktuar një përshkallëzim të...