I riu shqiptar gjendet i varur në tabelën sinjalizuese në rrugët e Brukselit, mediat vendase: Metoda e njëjtë me ato që përdorin bandat meksikane

I riu shqiptar gjendet i varur në tabelën sinjalizuese në rrugët e Brukselit, mediat vendase: Metoda e njëjtë me ato që përdorin bandat meksikane

Trupi i një 29-vjeçari u gjet i varur në një tabelë sinjalizuese të dielën e kaluar në Bruksel. Viktima është me origjinë shqiptare, konfirmon prokuroria e Brukselit, e cila e konsideron ngjarjen si të dyshimtë dhe ka hapur një hetim. Në vendngjarje janë angazhuar Policia Federale Gjyqësore, një mjek ligjor dhe një hetues. Ende është herët për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, dhe nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes, por gjithsesi bëhet fjalë për një akt dhune ekstreme. Trupi u gjet pranë Westland Shopping, jo larg zonës së Peterbos, një vend ky strategjik për trafikun e drogës në Bruksel. Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje të konfirmuar midis bandës së Peterbos dhe trupit të gjetur, kjo ngjarje përbën një tjetër fakt të rëndësishëm në...