Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Wine & Stories” rikthehet në Berat/ Tri netë festë me verë, muzikë dhe traditë
Në datat 3, 4 dhe 5 tetor, qyteti historik i Beratit do të shndërrohet në një pikëtakim të dashamirësve të verës, muzikës dhe traditës, përmes festivalit “Wine & Stories”, një aktivitet që premton netë magjike në qytetin e ‘një mbi një dritareve’. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ftoi qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste unike. “Miqtë e verës dhe muzikës i presin tri netë magjike në Festivalin e Verës ‘Wine & Stories’, në Berat. Aty ku vera jo vetëm prodhohet, por edhe shijohet”, shkruan Rama në Facebook, duke e shoqëruar njoftimin me datat e festivalit dhe simbole të verës. Eventi pritet të mbledhë prodhues verërash nga e gjithë Shqipëria, artistë të njohur të...