Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndoja: Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në mënyrë të paligjshme, direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit
Deputeti i PD, Arjan Ndoja, ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në mënyrë të paligjshme. Gjatë fjalës së tij në konstituimin e Komisionit të Ligjeve, Ndoja theksoi se ‘Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit’. ‘Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi. Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk...