Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turistët nuk e ‘zëvendësojnë’ ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi
Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%. Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik. Tabloja e...