Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Emri+foto/ Prej 9 vitesh në kërkim, kapet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës
genti krasniqi KOLUMBI- Genti Krasniqi, është i shumëkërkuari shqiptar që është arrestuar së fundi në Kolumbi, pasi prej 9 vitesh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për trafik droge. Lajmi bëhet i ditur nga media vendase EL TIEMPO, e cila shkruan artikullin si vijon. Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi në vitin 2016 se një apartament luksoz në atë qytet përdorej nga një çift (një e re italiane dhe një shqiptar) për të fshehur ngarkesa heroine që vinin nga Tirana. Megjithëse të dy u kapën, burri arriti të arratisej nga Italia. Që nga ajo kohë, ai ka qenë në kërkim nga Interpoli, i cili vendosi të lëshojë një “kod të kuq” në janarin e kaluar dhe vuri në dijeni homologët e tij në Kolumbi. Megjithëse...