Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

Është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Gjyqtarëve të Lartë, e thirrur në orën 09:00 nga Sokol Sadushi. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në konkurrimin për Gjykatën Kushtetuese ishin disa kandidatë, të cilët janë renditur me pikë, ku pikët më të larta i ka marrë gjyqtari Asim Vokshi. Kështu Vokshi nga gjyqtar i Gjykatës së Lartë, tashmë zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë: Në ambientet e Gjykatës së Lartë, u zhvillua Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të kësaj gjykate, me qëllim zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Procesi u zhvillua në përputhje me parashikimet e Kushtetutës, ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, si...