Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mocion me debat për prioritetet e qeverisë: Mazhoranca po i shmanget diskutimit
Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian. Sipas opozitës, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion. “Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konforme rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar...