Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Parlamenti është kthyer në sallë lajmërimesh

Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Parlamenti është kthyer në sallë lajmërimesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjekmarkaj, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë Konferencës së Kryetarëve në Parlamentin e Shqipërisë, ku theksoi se kalimi nga tingulli tek fjala ka kërkuar mijëra vjet zhvillimi nga njerëzimi, dhe ky kalim ka sjellë ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal. Sipas Gjekmarkaj, sot ky ndryshim po rrezikohet nga kufizimi i fjalës në Kuvend. "Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë, sepse fjala prishte shumë punë!" - u shpreh ai, duke kritikuar mungesën e debatit të vërtetë në Kuvend. Gjekmarkaj e akuzoi shumicën qeverisëse për shndërrimin e Parlamentit në një sallë lajërimesh, ku flitet vetëm për procesverbale dhe njoftime, ndërsa mungojnë diskutimet dhe debati i hapur. "Flasim vetëm për...