Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot Asim Vokshin si kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese. Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj. Anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa. Më 17 shtator 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi një mbledhje maratonë, ku mbylli procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim, KED hartoi një listë me gjashtë emra, të cilët iu përcollën Gjykatës së Lartë për vendimmarrje. Sipas renditjes, anëtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi kryesoi listën me 89.5 pikë. Menjëherë pas tij u rendit Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila mori 89.3 pikë, me...