Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë

Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender me vlerë mbi 351 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 3.6 milionë euro, për mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit qeveritar “GovNet”, raporton skyweb.al. Procedura e përzgjedhur është “me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit”, një formë që praktikisht redukton garën dhe lë hapësirë për përcaktimin e fituesit brenda një rrethi të kufizuar operatorësh sipas preferencave të KVO-së. Kontrata do të ketë kohëzgjatje dyvjeçare dhe është shpallur në mbështetje të ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, një dispozitë që lejon procedura të veçanta, por që shpesh është përdorur për të shmangur konkurrencën reale. Operatorët që synojnë të hyjnë në garë duhet të provojnë përvojë të mëparshme me kontrata të ngjashme të paktën në...