Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
61,000 Bitcoin dhe 128 mijë viktima, skema e vjedhjes së 6.7 miliardë $ perdorur nga një kineze
Një shtetase kineze është shpallur fajtore për një rol kyç në atë që besohet të jetë sekuestrimi më i madh i kriptomonedhave në botë, me vlerë mbi 5 miliardë paund (6.7 miliardë dollarë). Zhimin Qian, e njohur gjithashtu si Yadi Zhang, pranoi fajësinë të hënën në Gjykatën e Kurorës në Southëark, Londër, për përvetësim dhe posedim të paligjshëm të kriptomonedhave. Sipas Policisë Metropolitane, mes viteve 2014 dhe 2017, ajo drejtoi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë, duke mashtruar mbi 128,000 viktima dhe duke i ruajtur fondet e vjedhura në formën e bitcoin-it. Policia tha se rrëfimi i saj për fajësi vjen pas një hetimi shtatëvjeçar mbi një rrjet global pastrimi parash. Në total, janë sekuestruar 61,000 bitcoin nga Qian. Hetimi nisi në vitin...