Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 09:13 Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë ku një makinë tip Range Rover në administrim të I. Locit, me detyrë kryetar i njësisë administrative u hodh në erë. Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e parme të saj. Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit. Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme mayeriale. Bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është...