Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça në Lushnje, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.
29-vjeçarja u arrestua më 28 shtator 2023 në kuadër të operacionit të koduar policor “Never Forget”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit të hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjes.
E reja nga Lushnja dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.
Ndaj Klea Gjatës u ngrit akuza për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Por Klea Gjata u lirua me vendim të GJKKO-së më 21 Mars 2024, ku ndaj saj u caktua masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
