Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pistorius dhe Wadephul: Nuk do të lejojmë përshkallëzim!
Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se "Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n", tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një "agresioni hibrid" dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se "duhet ruajtur gjaftohtësia". Moska teston aleatët eNATO-s"me intensitet dhe shpeshtësi në rritje", tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, "të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane". Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë. Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje...