Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Monika Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën u fabrikua nga Veliaj dhe portalet e tij
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka akuzuar publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për nisjen e një fushate të organizuar që solli hetimin pasuror ndaj ish-presidentit Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Kryemadhi deklaroi se nuk do të ishte e mundur të hapej një çështje mbi pasurinë e Metës pa një akuzë paraprake. Sipas saj, për këtë arsye u fabrikua një dosje me akuza të rreme, e shpërndarë nëpërmjet portaleve të financuara nga Veliaj. Akuza për një “fabrikim politik” “Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek shtëpia e tij pa një akuzë. Atëherë Veliaj, nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, bënë padinë. Ilir Meta miniera...