BE: Ndryshimet klimatike po rrezikojnë sigurinë ekonomike të Europës, biodiversiteti në rënie alarmante

BE: Ndryshimet klimatike po rrezikojnë sigurinë ekonomike të Europës, biodiversiteti në rënie alarmante

Ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për burimet natyrore që Europa ka nevojë për sigurinë e saj ekonomike, paralajmëroi sot  Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), sipas “Reuters”. Sipas raportit të saj “Mjedisi i Evropës 2025”, biodiversiteti në kontinent po bie ndjeshëm për shkak të prodhimit dhe konsumit të paqëndrueshëm, veçanërisht në sektorin ushqimor. Mbi 80% e habitateve të mbrojtura ndodhen në gjendje të dobët ose të keqe për shkak të shfrytëzimit të tepërt të burimeve, ndotjes dhe specieve pushtuese, ndërsa burimet ujore janë nën presion të madh. “Degradimi i botës sonë natyrore vë në rrezik mënyrën evropiane të jetesës,” thuhet në raport.  “Evropa varet në mënyrë kritike nga burimet natyrore për sigurinë ekonomike, por këto tani po kërcënohen nga ndryshimet klimatike...