Sherr mes bashkëshortëve/ Korçarja e godet me pjatë, i shoqi përfundon në spital

Sherr mes bashkëshortëve/ Korçarja e godet me pjatë, i shoqi përfundon në spital

Një konflikt jo i zakontë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hënë, në lagjen 18. Një sherr mes bashkëshortëve ka lënë të plagosur njërin prej tyre. Sipas informacioneve të para, konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve ku gruaja ka plagosur lehtë në kokë burrin e saj me pjatë. Rasti i dhunës sipas policisë, ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes. Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat, ndërsa bashkëshorti i saj pasi ka marrë mjekim është larguar nga spitali. Policia po vazhdon me procedurat, për ta ndjekur rastin përsëritës.