Gruaja pla*os burrin, e godet me hekur në kokë

Gruaja pla*os burrin, e godet me hekur në kokë

Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 20:27 Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një grua me iniciale D.B. ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B., pas një konflikti që kanë pasur mes tyre. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin dhe shkaqet që çuan në agravimin e konfliktit deri në përdorimin e mjeteve të forta.