Rritja ekonomike 3.5%/ Ndikuan pagat e administratës, bujqësia dhe industria në rënie të ndjeshme

Rritja ekonomike 3.5%/ Ndikuan pagat e administratës, bujqësia dhe industria në rënie të ndjeshme

Rritje ekonomike në Shqipëri por pa bujqësi e industri. Është kjo pasqyra e ekonomisë së vendit tonë në tremujorin e dytë të vitit teksa prodhimi i brendshëm bruto arriti në 3.51% sipas të dhënave të raportuara nga Instituti I Statistikave. Është administrata me rritjen e pagave e cila po udhëheq këtë tregues duke ndikuar me 1.65% ose thënë ndryshe sa gjysma e rritjes ekonomike. Ku për të njëjtën periudhë kohore, paga mesatare në administratë arriti në rreth 100 mijë lekë e rritur me pothuajse 16%. Ndonëse më pak turistë e kanë vizituar Shqipërinë se një vit më parë, turizmi vijon të jetë një ndër treguesit kryesor që ndikon në rritjen ekonomike, pas pagave, kontributi i turizmit arriti sa 0.47% e PBB në periudhën prill- qershor....