‘Sypatremburi’ i Myslym Shyrit: I mituri që grabit biznese pa maskë, lirohet sërish pas arrestimit

Kjo pamje e kapur nga kamerat e sigurisë tregojnë një të mitur që është kthyer në tmerrin e bizneseve, sidomos në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në kryeqytet.

I riu, që duket qartë “sypatrembur”, hyn në biznese i pamaskuar, pa kapuç apo ndonjë mjet tjetër për të fshehur identitetin, duke qenë i vetëdijshëm se ambientet janë të pajisura me kamera sigurie.

Ai hap derën, grabit para nga kasa dhe largohet me shpejtësi.

I mituri në fjalë është arrestuar për veprën penale të vjedhjes, por është liruar për shkak të moshës së mitur.