SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit

SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit

Reperja plus-size Dunk Demos, e njohur gjithashtu si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pasi ngriti një padi për diskriminim ndaj një shoferi që refuzoi ta merrte në automjet për shkak të peshës së saj. Ngjarja ndodhi në janar, kur Blanding pretendon se shoferi i Lyft i tha se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij, madje duke shtuar se do t’i “shponte gomat” nëse përpiqej të hipte në mjet. Në atë kohë, Blanding kishte zbuluar në rrjetet sociale se peshonte mbi 250 kilogramë dhe ishte angazhuar në një program për humbje peshe, duke humbur mbi 18 kilogramë deri në dhjetor. Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregon përballjen me shoferin. “Mund të futem në këtë makinë”,...