Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Profesor italian në paraburgim në Fier: Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit, bashkëshortja thyen heshtjen
Bashkëshortja, Vanessa Castelli, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”, përpara se të vijë në Shqipëri për vizitën javore në ambientet e paraburgimit në Fier, për të takuar burrin e saj. “Kam pasur një krizë psikologjike, por po përpiqem të rezistoj. Nuk po kërkojmë privilegje, por respekt për të drejtat dhe garancitë themelore që çdo qytetar duhet të ketë, veçanërisht në kohë kaq të vështira”, u shpreh ajo. Kështu, përmes medias italiane, ajo i bën apel kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, që të ndërmerren veprime konkrete që bashkëshorti të saj të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. “I drejtohem edhe një here me besim kryeministres, të cilës i kam shkruar tashmë një letër, si dhe institucioneve italiane, të ndërmerren veprime...