Iu sekuestrua 3 mln euro pasuri, reagon noterja Sanja Telhallari: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Iu sekuestrua 3 mln euro pasuri, reagon noterja Sanja Telhallari: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Nga hetimet e kryera nga prokurori Ndini Tavani ka rezultuar se gjatë 11 viteve, nga 2013 deri në 2024, 35 vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë. Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. Këtë luks 35 vjeçarja nuk nguronte ta publikonte as në rrjetet e saj sociale. Sipas prokurorisë së Tiranës dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja i cili është...