Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian, identifikohet autori i dyshuar
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua me plumb në kokë ditën e shtunë në Salari të Tepelenës. Njoftimi i Policisë: Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S.. Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve...