Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në Llixha, Bashkia Elbasan në kujdes të konsumatorëve dhe ambientit

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në Llixha, Bashkia Elbasan në kujdes të konsumatorëve dhe ambientit

Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 15:20 Me nisjen e sezonit kurativ në Llixha të Elbasanit, të njohura si banjat termale kurative më të mira në vend, Bashkia ka intensifikuar masat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe hapësirave publike në këtë zonë. Gjatë vitit, Llixhat vizitohen nga mijëra turistë dhe pacientë, të cilët nuk vijnë vetëm për trajtimet kurative, por edhe për të shijuar zonën dhe natyrën që e rrethojnë, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për pushime dhe shërim. Aksioni i pastrimit përfshin pastrimin e hapësirave publike, objekteve, largimin e mbeturinave dhe krijimin e hapësirave të lira, duke garantuar një përvojë të këndshme dhe të sigurt për vizitorët. Bashkia e Elbasanit vendos theks të veçantë edhe në mbrojtjen dhe kujdesin për konsumatorët,...